Më 1-2 dhjetor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon sesionin e tretë të trajnimit “Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit”.
Në kuadër të këtij sesioni do të trajtohen: Zgjidhja e rasteve të korrupsionit zyrtar; Shkuarja në gjyq - paraqitja e rastit; Zgjidhjet e mundshme alternative; Masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtar.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, zyrtarë doganorë.
01-12-2017