Më 26-27 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim dhe me mbështetjen e GIZ realizoi “Punëtorinë për hartimin e programit trajnues për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përcaktimi i strukturës së moduleve të propozuara që të jenë pjesë e programit trajnues për vitin 2018, si dhe hartimi i koncept dokumenteve të këtyre moduleve trajnuese, të cilat kanë dal si rezultat i procesit të vlerësimit të nevojave i realizuar nga Projekti i Binjakëzimit, si dhe Akademia në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës e mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtar.
Gjatë punëtorisë fillimisht janë analizuar propozimet dhe rekomandimet të cilat kanë dalë si rezultat i zhvillimit të mekanizmave për vlerësimin të nevojave dhe mbi bazën e tyre është vendos struktura e Programit Trajnues për vitin 2018 për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.
Bazuar në strukturën e përcaktuar për programin trajnues është hartuar koncepti i secilit modul dhe nën modul, ku përfshihen: qëllimi i trajnimit, evidentohen dilemat dhe përshkruhet qasja në adresimin e këtyre dilemave gjatë trajnimit, gjithashtu koncepti përmban edhe objektivat e trajnimit, përmbajtjen, metodologjinë për realizimin e trajnimit, përfituesit dhe kohëzgjatja e trajnimit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnues të Akademisë së Drejtësisë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ekspertë tjerë nga fushat relevante, përfaqësues të GIZ-it, Projektit të Binjakëzimit, Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë.
27-09-2017