Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-01-2018

Takimi i tetë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 17 janar 2018 – Është mbajtur takimi i tetë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksandër Lumezi.

Gjatë këtij takimi, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit Drejteus, fillimisht u miratua agjenda e  takimit dhe procesverbalet e dy takimeve të kaluara.

Në vazhdim, Këshilli Drejtues miratoi Planin e Punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018, duke theksuar se ky plan e përmbush mandatin ligjor dhe objektivat e punës së Akademisë.

Më pas Këshilli Drejtues, mori vendim për kompensimin e mentorëve për gjyqtarët dhe prokurorët e ri, në programin e trajnimit fillestar për vitin 2018.

Në këtë takim KD shqyrtoi dhe miratoi listën e mentorëve të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjyqtarët e sapoemëruar, si dhe vendosi për kompensimin anëtarëve të redaksisë së revistës Justicia.

Anëtarët e Këshillit Drejtues unanimisht u pajtuan me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës që prokurorët e sapoemëruar të vazhdojnë Programin e Trajnimit Fillestar të njëjtë sikur vitin e kaluar.

Këshilli Drejtues i Akademisë së Drejtësisë në fund të takimit diskutoi edhe për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me punën dhe funksionimin e mirëfilltë të Akademisë.

Shpërndaje :