Me 04 janar 2018, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës së Këshillit të Redaksisë së publikimeve të Akademisë, për revistën “Justicia”.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi përbashkët i Këshillit të Redaksisë për punimet hulumtuese të prokurorëve të sapo emëruar të cilët ndjekin Trajnimin Fillestar në Akademinë e Drejtësisë, të cilat kanë qenë në vlerësim si dhe përzgjedhja e temave të cilat kanë plotësuar kriteret për publikim në revistën “Justicia”.
Me rastin e këtij takimi janë prezantuar punimet një nga një para dhe pas rishikimit të kërkuar nga komentet dhe rekomandimet e redaktuesit. Më tej pas diskutimeve të përbashkëta është bërë vlerësimi përfundimtar për punimet, si dhe është vendosë për artikujt për publikim në revistën “Justicia” duke marrë për bazë kriteret për publikim.
04-01-2018