Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-02-2018

Pranim dorëzimi i librave për bibliotekën e Akademisë

Me 15 shkurt 2018, Akademia e Drejtësisë ka pranuar një donacion prej 32 tituj të librave, me 106 ekzemplarë gjithsejtë nga misioni i UNHCR-së, Zyra në Prishtinë.

Koleksioni i librave nga UNHCR përfshinë fushën e të drejtës së refugjatëve dhe personave pa shtetësi të cilat janë botuar nga shtëpitë botuese me renome ndërkombëtare si Oxford University, Press Cambridge University, Routledge, Claredon Books, Taylor&Fracis, Wolf Legal Publishers, Edward Elgar Publishing, Bloomsbury Publishing, Martinus Njihoff Publishers dhe Zed Books Ltd.         

Me rastin e pranim dorëzimit të librave ishte i pranishëm Shefi i Misionit të UNHCR-së, z. N. L. Narasimha Rao me bashkëpunëtorë, si dhe Drejtori i Akademisë z. Valon Kurtaj dhe stafi i Akademisë.

Shefi i Misionit të UNHCR-së, z. N. L. Narasimha Rao ofroj gatishmëri për mbështetje të mëtutjeshme për Akademinë e Drejtësisë, veçanërisht për lëmine e drejtës së refugjatëve qoftë përmes trajnimeve apo edhe zhvillimit të modulit trajnues për këtë fushë.

Drejtori i Akademisë shprehu falënderim dhe mirënjohje për UNHCR, duke i siguruar që këto libra do të jenë në shërbim të gjyqtarëve dhe trajnuesve të Akademisë.
   

 

Shpërndaje :