Më 05 shkurt 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK).
Qëllimi i trajnimit ishte që gjyqtarët e sapoemëruar të krijojnë një pasqyrë të qartë rreth rolit, strukturës, organizative, dhe sfidat me të cilat ballafaqohet OAK.
Fillimisht, u pasqyrua një historik i shkurtër rreth themelimit të OAK-së, korniza ligjore mbi të cilën vepron OAK, e pastaj misioni, detyrat, qëllimi dhe organizimi i saj, shërbimet për komunitetin, si dhe aktivitetet bashkëpunuese me institucionet tjera.
Gjatë vizitës u shtjellua edhe procedura e brendshme e shqyrtimit të ankesave që paraqiten në OAK, duke përfshirë edhe ankesat e gjyqësorit të drejtuara ndaj avokatëve, ose kallëzimet penale që janë bërë në drejtim të gjyqësorit, pastaj si merr vendim komisioni ndaj avokatëve që shkelin Kodin e Etikës, masat më të shpeshta që shqiptohen ndaj tyre, në rast mosrespektimi të Kodit të Etikës dhe ligjit. Po ashtu, u elaborua roli dhe funksionimi i Qendrës Trajnuese për Avokatë si dhe programet trajnuese që ajo ofron.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapoemëruar të shtetit gjenerata e VI-të e PTF-së.
05-02-2018