Më datën 13-14 shkurt 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar, ka realizuar trajnimin praktikë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Trajnimi kishte për qëllim që gjyqtarët e sapo emëruar të njoftohen me kompetencat, përgjegjësitë
e KPMSHCK, procedurën e marrjes së vendimit, procedura para shqyrtimit të ankesës në, format e vendimmarrjes si dhe afatet dhe veprimet në kuadër të organit të punësimit.
Gjatë trajnimit u shtjellua korniza ligjore, dispozita që përcaktojnë procedurën dhe afatet e ankimimit brenda organit të punësimit dhe në KPMSHCK, procedurën dhe afatet e shqyrtimit të ankesës, format e vendimmarrjes, përgjegjësitë e personave përgjegjës dhe të institucioneve për zbatimin e vendimeve të KPMSHCK si dhe procedurën në rast të mos zbatimit të vendimit si dhe dispozitat e legjislacionit të ndërlidhur me funksionet dhe kompetencat e KPMSHCK.
Gjithashtu u potencua se si ushtrohet funksioni i monitorimit për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil, sa janë realizuar vizita monitoruese, dhe si janë përgatitur raportet për institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal në procedurën e monitorimit.
Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, me ç ‘rast gjyqtarët e sapo emëruar patën rastin të shtrojnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VI-të e PTF-së.
13-02-2018