Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-06-2018

Provat në procedurë penale

Më 5 qershor 2018, Akademinë e Drejtësisë në mbështetje të GIZ, ka realizuar trajnimin me temë “Provat në procedurë penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin,  rëndësinë  dhe vlerën provuese që  kanë provat, për vërtetimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike në procedurë penale.

Ky trajnim trajtoj provat në procedurë penale që si rezultat i të provuarit nga ana e palëve do të nxirret edhe çështja e bindjes së gjyqtarit për pranimin, respektivisht besueshmërinë e një prove e cila argumenton ose jo një fakt të rëndësishëm juridik, për vërtetimin ose gjetjen e përgjegjësisë penale të pandehurve.  

Sipas Kodit të Procedurës Penale gjyqtarit i mbetet të vlerësoj në tërësi cilësinë e provës, duke fituar bindjen se sa është e besueshme ajo provë, çfarë rëndësie dhe vlere provuese ka ajo provë për vërtetimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike në procedurë penale.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive i shoqëruar me shembuj praktik ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :