Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2018

Aktivitet e realizuar në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit qershor

Gjatë muajit qershor 2018, trajnimi fillestar për prokurorët e sapo emëruar është realizuar sipas programit trajnues. Në këtë periudhë janë realizuar gjithsejtë 16 sesione trajnuese nga modulet: “Kodi Penal” dhe “Kodi i Procedurës Penale”.

Nga nën moduli “Kallëzimi penal” janë realizuar pesë (5) sesione trajnuese në të cilat janë trajtuar: Kallëzimi penal i policisë dhe nga burimet tjera, veprimet e prokurorit lidhur me kallëzimi penal, të dhënat plotësuese dhe hudhja e kallëzimit penal.

Në kuadër të nën moduli “Aktakuza – procedura e shqyrtimit” janë realizuar shtatë (7) sesione trajnuese ku prokurorët e shtetit të sapoemëruar kanë trajtuar këto çështje: Të drejtat e të pandehurit pas pranimit të aktakuzës, ndryshimi, zgjerimi dhe hudhja e aktakuzës,  përfaqësimi i aktakuzës nga prokurori i shtetit në fazat e shqyrtimit gjyqësor, propozimet ndaj kryerësve të veprave penale me çrregullime mendore, propozimet ndaj të miturve si kryerës të veprave penale, aktakuza me propozim për paraburgim dhe sfidat e prokurorit të shtetit, në aspektin e ekspertimit mjeko-ligjor me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Gjithashtu në kuadër të nën modulit “Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit” janë realizuar tri (3) sesione trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë trajtuar: kushtet ligjore për autorizimin e masave të fshehta dhe të drejtat e personave të atakuar, përgjimi i telekomunikimeve dhe regjistrimi i bisedave telefonike, hetimi i fshehtë dhe zbulim i të dhënave financiare.

Ndërsa nga nën moduli “Krimet e rënda” është realizuar një (1) sesion trajnues ku  pjesëmarrësit kanë pasure mundësi të zgjerojnë njohurit mbi infrastrukturën ligjore lidhur me  trafikimin me njerëz, shpëlarjes së parave dhe krimeve kibernetike.

Shpërndaje :