Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-07-2018

Trajnimi i mbështetur nga EJTN, “E drejta e BE-së për ambientin”

Më 09-10 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN), organizuan një program trajnimi për gjyqtarë me temë “E drejta e BE-së për ambientin” i cili u mbajt në Trier të Gjermanisë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth zbatimit të direktivave të Bashkimit Evropian në vendimet e Gjykatave vendore të shteteve anëtare të BE-së.

Gjatë dy ditëve, trajnimi është zhvilluar përmes shpjegimit teorik dhe rasteve të studimit, të ndarë në tri grupe duke diskutuar në grup dhe pastaj është kërkuar të jepet përgjigje e saktë lidhur me rastin para trajnuesve.

Trajnimi u vlerësua lartë, duke pasur mundësi që për se afërmi të shihen se si zbatohen direktivat e Bashkimit Evropian, praktikat e Gjykatave të shteteve anëtarë te BE-së, si dhe vendimet e gjykatave Evropiane.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë gjyqtarë të shteteve anëtare të BE-së, dhe vendeve tjera përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Shpërndaje :