Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-07-2018

Trafikimi me qenie njerëzore

Më 05 dhe 06 korrik  2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, ka realizuar trajnimin me temë “Trafikimi me qenie njerëzore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve lidhure me efikasitetin dhe kompetencën në luftën kundër kryesve të veprave penale të trafikimit me njerëz.

Gjatë trajnimit u trajtua korniza ligjore vendore dhe ajo ndërkombëtare që rregullon këtë fushë, veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore si dhe identifikimi i elementeve të këtyre veprave penale. Gjatë diskutimeve gjithashtu u shtjelluan dallimet dhe ngjashmëritë në mes të trafikimit me njerëz dhe kontrabandimit me migrantë si dhe mënyrat për parandalimin e këtyre veprave të cilat janë vazhdimisht në rritje.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, ku u diskutuan sfidat dhe problemet të cilat pjesëmarrësit i hasin në praktikën gjyqësore. Në pjesën e fundit të trajnimit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe punuese ku punuan në raste praktike të parashtruara nga trajnuesi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë dhe gjyqtarë të nivelit të apelit dhe nivelit themelor.

Shpërndaje :