Më 4 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Bashkëkryerja, shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale, bashkimi kriminal dhe marrëveshja për të kryer vepër penale, kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të apelit dhe atij themelor.
04-09-2018