Më 12 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka organizuar trajnimin me temë: “Menaxhimi i Rasteve”.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të ngritin kapacitetet lidhur me zbatimin e kompetencave të tyre kyçe, për menaxhimin e rasteve në gjykata dhe prokurori, parimet e udhëheqjes së mirë e të suksesshëm të menaxhimit të rasteve, natyrën dhe rëndësinë e menaxhimit, dhe stilet e menaxhimit si parakusht për një menaxhim efektiv.
Në këtë sesion trajnues, u elaborua menaxhimi i rasteve në prokurori dhe gjykata, kuptimi dhe rëndësia e planifikimit në menaxhim të rasteve, parimet në të cilat bazohet procesi i planifikimit në prokurori dhe gjykata, bazat ligjore për menaxhimin e rasteve, rrjedhja e menaxhimit të rastit, pranimi i rastit, regjistrimi i rastit në data bazën elektronike, kontrollimi dhe analizimi i rastit, përcaktimi i prioritetit të rasteve, përgatitja e planit hetimor dhe mbledhja e materialit për dosje, si dhe parimet e udhëheqjes së mirë e të suksesshme të menaxhimit të rasteve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
12-09-2018