Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-09-2018

Punëtori “Shkëmbimi rajonal i praktikave më të mira të trajnimit gjyqësor”

Me datë 13-14 shtator 2018, një delegacion i Akademisë së Drejtësisë po merr pjesë në punëtorinë “Shkëmbimi rajonal i praktikave më të mira të trajnimit gjyqësor” i cili po mbahet në Beograd, nën organizimin e GIZ Open Regional Funds.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që të diskutohen të punuarit në mënyrë strategjike dhe sistematike për trajnimin gjyqësor, dhe aplikimi i mjeteve dhe metodave adekuate të trajnimit në vendet e rajonit me theks të veçantë në vendet skandinave.

Gjatë kësaj punëtorie do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me strategjinë dhe punën sistematike në trajnimin gjyqësor, përvojat gjatë një trajnimi, planifikimi i procesit të vlerësimit të nevojave për trajnime, teknikat dhe metodat e trajnimit, vlerësimi i trajnimeve, vlerësimi i mundësive për bashkëpunime dhe shkëmbime të praktikave të trajnimit, strategjive, trajnerëve dhe kurrikulave të trajnimit.

Në këtë punëtori 2 ditore po marrin pjesë institucionet e trajnimit gjyqësor nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Shpërndaje :