Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-07-2018

Menaxhimi i rasteve në Prokurorinë e Shtetit

Më 30-31 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë, me mbështetjen e GIZ, ka realizuar trajnimin me temën “Menaxhimi i dosjes në Prokurorinë e Shtetit”.

Qëllimi i trajnimit është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth procesit të menaxhimit të rasteve.

Trajnimi ka filluar duke përmbledhur pikat e temës që do të trajtohen brenda dy ditëve, përfshirë kuptimin dhe rëndësinë e menaxhimit të rrjedhës së rasteve, funksionet apo parimet e menaxhimit, regjistrat në prokurorinë e shtetit, rolin e zyrës për menaxhimin e lëndëve në mbajtjen e regjistrave, organizimin e rrjedhës së punës dhe zhvillimit të lëndës, procedimin dhe menaxhimin e lëndëve, afatet ligjore për rastet e caktuara, etj.

Gjithashtu gjatë trajnimit është diskutuar rreth problematikave me të cilat ballafaqohet stafi administrativ gjatë punës në prokurori, dhe rëndësia e menaxhimit në rregullimin e raporteve kolegjiale për të rritur efikasitetin në punë.

Gjatë ditës se dytë është trajtuar mbledhja e të dhënave statistikore dhe raportimi, menaxhimi efikas i lëndës bazuar në metodologjinë e CEPEJ, parimet e kësaj metodologjie, kontrolli i lëvizjes së lëndëve si dhe arkivimi i tyre.

Trajnimi është zhvilluar në mënyrë interaktive me bashkëbisedim mes trajnuesve dhe pjesëmarrësve.

Përfitues të këtij trajnimi janë stafi administrativ prokurorial, zyrtarë ligjor dhe zyrtarë financiar.

Shpërndaje :