Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-09-2018

Zhvillimi i Shkathtësive në Gjykim

Më  27 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë po e realizojnë  trajnimin me temë “Trajnim për Shkathtësitë gjatë Gjykimit”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Parimet e Përfaqësimit në gjykim, përgatitja e rastit dhe teorisë së rastit, analizë dhe diskutim i rastit hipotetik, marrja e drejtpërdrejtë në pyetje, përdorimi i provave gjatë gjykimit, marrja e tërthortë në pyetje, vënia në dyshim, ri-marrja e drejtpërdrejtë në pyetje, fjala hyrëse, fjala përfundimtare si dhe  qasja e duhur në intervistimin e viktimave.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Prokurorët e komunitetit serb.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :