Më datat 22-23 dhe 24 Tetor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare, është duke e organizuar Provimin Përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI).
Në ditën e parë gjyqtarët i janë nënshtruar provimit nga Modulet: “Rendi Juridik ndërkombëtar”, “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” dhe “Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare”.
Në ditën e dytë gjyqtarët po i nënshtrohen provimit nga Modulet: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës” dhe “Kodi i Procedurës Penale” .
Në ditën e fundit, gjyqtarët do t’i nënshtrohen provimit nga Modulet: “E drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike” dhe “E drejta procedural civile”.
23-10-2018