Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-10-2018

Anëtarësimi i Akademisë së Drejtësisë në Organizatën Ndërkombëtare të Trajnimit Gjyqësor (IOJT)

Prishtinë, 23 tetor 2018 - Akademia e Drejtësisë është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Trajnimit Gjyqësor (IOJT).

Organizata Ndërkombëtare për Trajnimin Gjyqësor (International Organization for Judicial Training - IOJT) është organizatë jo-fitimprurëse, e cila është themeluar në vitin 2002 për të promovuar sundimin e ligjit duke mbështetur punën e institucioneve të arsimimit gjyqësor në mbarë botën. Misioni i IOJT realizohet përmes konferencave ndërkombëtare dhe rajonale, dhe shkëmbimeve të tjera që ofrojnë mundësi për gjyqtarët dhe trajnuesit gjyqësor për të diskutuar strategjitë për krijimin dhe zhvillimin e qendrave të trajnimit, hartimin e kurrikulave efektive, zhvillimin e kapaciteteve të trajnuesve, dhe përmirësimin e metodologjisë së trajnimeve.

Anëtarë të IOJT-së janë Institutet e Arsimimit Gjyqësor, Akademitë, dhe Shkollat e Arsimimit Ligjor.

Anëtarësimi i Akademisë së Drejtësisë në këtë organizatë është i një rëndësie të veçantë, për arsye të shkëmbimit të përvojave me anëtarët e tjerë të IOJT në fushën e trajnimit gjyqësor, me qëllim të ngritjes së cilësisë së trajnimeve.

http://www.iojt.org/Members.aspx

Shpërndaje :