Më 30 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Veprat penale kundër jetës dhe trupit”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Vrasja dhe vrasja e rëndë, lëndimi i lehtë dhe lëndimi i rëndë trupor, veprat tjera penale të këtij kapitulli të KPRK.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit.
29-10-2018