Më 13 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin e radhës për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial me temë: “Sjelljet brenda dhe jashtë zyrës”.
Ky trajnim në fokus do të ketë sjelljen ndaj publikut gjatë orarit të punës dhe jashtë orarit të punës.
Trajnimi është i dizajnuar në atë mënyrë që përmes shpjegimeve dhe diskutimeve interaktive do të trajtohen rregullat e përcaktuara të sjelljes etike dhe profesionale duke ofruar edhe shembuj praktikë për pjesëmarrësit.
Përfitues të këtij trajnimi do të jenë stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.
12-11-2018