Më 20 dhe 21 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të JSSP organizon dy sesione trajnuese me temë: “Menaxhimi i rrjedhës së lëndëve nga personeli i gjykatave”.
Këto sesione do të kenë në fokus praktikat më të mira të menaxhimit të rrjedhës së lëndëve me qëllim shmangien nga vonesat e paarsyeshme të procedimit të lëndëve.
Me datën 20 ky sesion i dedikohet stafit administrativ të gjykatave nga regjioni i Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës, ndërkaq sesioni me 21 nëntor i dedikohet stafit administrativ të gjykatave nga regjioni i Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajit dhe Gjilanit.
20-11-2018