Më datë 19.11.2018, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapoemëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedures Penale”, nën moduli: “Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë”.
Temat që po diskutohen janë: a) Si negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë; b) pozita e palës së dëmtuar; c) rekomandimi i dënimit etj.
Gjithashtu gjatë trajnimit janë duke u realizuar ushtrime me raste praktike nga trajnuesi.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata VII) 2018-2019.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
20-11-2018