Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2018

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë

Prishtinë, 26 nëntor 2018, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i trembëdhjetë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.

Temë kryesore e këtij takimi të Këshillit Drejtues ishte shqyrtimi dhe miratimi i Programit të Trajnimeve të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019. Gjatë diskutimeve u vlerësua puna për hartimin e programit të trajnimeve, metodologjia e zbatuar gjatë procesit të hartimit, e veçanërisht përmbajtja e programit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues i dhanë edhe disa propozime për temat që duhet të përfshihen në këtë program trajnimi me fokus në ndryshimet ligjore në legjislacionin penal, por edhe fusha tjera, si dhe rekomandime të ndryshme për mënyrën e zbatimit të këtij programi.

Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi edhe për çështje tjera që janë në kompetencë të punës së Këshillit, lidhur funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :