Më 29 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ organizojnë trajnimin me temë “Ligji për rregullat e trafikut rrugor dhe Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor.”
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Trajtimi i dilemave që janë paraqitur në praktikë gjatë zbatimit të disa dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor; Tejkalimi dhe anashkalimi – zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore te rastet e aksidenteve në trafik.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e divizioneve për kundërvajtje në Gjykatat Themelore.
29-11-2018