Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2018

Trajnimi i Trajnuesve: Mësimi i Avancuar i të Rriturve dhe Metodologjitë e Trajnimit

Nga data 6-9 nëntor, UNODC ka organizuar Trajnimin e Trajnuesve: Mësimi i Avancuar i të Rriturve dhe Metodologjitë e Trajnimit, i cili është mbajtur në Vjenë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi njohurive dhe shkathtësive praktike të pjesëmarrësve, lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnim, stilin dhe teknikat e mësimit për të rritur si dhe zbatimin e metodologjisë adekuate për trajnimin e të rriturve.

Gjatë këtij trajnimi, u trajtuan vlerësimi i nevojave për trajnime, qasja për zhvillimin e kursit për mësimin e të rriturve, përcaktimin e objektivave të trajnimit dhe matja e arritshmërisë së tyre, cikli i të mësuarit, përgatitjet paraprake të trajnuesit për mbajtjen e trajnimit, roli i lehtësuesit në trajnim, teknikat e prezantimit si dhe shumë aspekte praktike të organizimit dhe mbajtës së një prezantimi.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë hartuar një koncept trajnimi për fushën e hetimit financiar, si dhe i kanë ndarë detyrat për përgatitjen dhe mbajtjen e këtij trajnimi gjatë vitit 2019.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë Koordinatori i Programit në Akademinë e Drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë policor, zyrtarë të NJIF-it dhe të ATK-së.

 

Shpërndaje :