Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2018

Menaxhimi i TIK-ut

Më 26 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, ka realizuar trajnimin me temë: “Menaxhimi i TIK-ut”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi  njohurive të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial në përdorimin e sistemeve elektronike dhe komunikimit elektronik për ofrimin e shërbimeve administrative të besueshme dhe efikase.

Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me përparësitë e përdorimit të teknologjisë informative në punën e gjykatave dhe prokurorive, programet të cilat janë të nevojshme të përdoren gjatë punës së stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, mjetet përmes të cilave bëhet komunikimi elektronik si dhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën rastin të demonstrojnë praktikisht kryerjen e ushtrimeve dhe të prezantimeve në programet e Word-it, Excel-it si dhe në Outlook-ut.

Përfitues të këtij trajnimi kanë qenë 4 zyrtarë nga stafi administrativ gjyqësor dhe 6 zyrtarë nga stafi administrativ prokurorial.

Shpërndaje :