Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-12-2018

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë

Prishtinë, 26 dhjetor 2018, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i katërmbëdhjetë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.

Në këtë takim, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Planin e Punës të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019.

Ndër të tjera, Këshilli Drejtues sipas agjendës miratoi propozimin e KGJK-së për mentorët në fushën penale për gjyqtarët e integruar të cilët janë duke ndjekur trajnimin fillestar. Po ashtu Këshilli Drejtues, diskutoi për gjetjen e mundësisë për vazhdimin e trajnimit fillestar për gjyqtaret e sapoemëruara, të cilat për rrethana objektive nuk kanë mundur ta përfundojnë trajnimin.

Gjatë këtij takimi Këshilli Drejtues u njoftua me Vendimin e KGJK-së për aprovimin e dorëheqjes së anëtarit të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë z. Skender Çoçaj. 

Në këtë takim Këshilli Drejtues, diskutoi edhe për çështje të tjera që janë me rëndësi për funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :