Më datë 10.01.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi penal”, nën moduli: “Kodi penal – pjesa e veçantë”.
Temat që po diskutohen janë: a) Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare; b) Nxitja e akteve seksuale nga personat nën moshën 16 vjeçare; c) Shpërdorimi seksual, duke përdorur pozitë, autoritetin apo profesionin; d) Blerja, përdorimi dhe shitja e substancave narkotike; e) Prodhimi apo përpunimi i paautorizuar i substancave narkotike; f) Lehtësimi i sigurimit të substancave narkotike, substancave psikotrope apo analoge etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
10-01-2019