Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-01-2019

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB

Prishtinë 11 janar 2019, z. Valon Kurtaj - Drejtori Ekzekutiv dhe z. Besim Morina-Koordinatori i Programit në Akademinë e Drejtësisë zhvilluan një takim miqësor me përfaqësues të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për mbajtjen e praktikës së studentëve të Fakultetit Juridik të këtij Kolegji në Akademinë e Drejtësisë.

Të dy palët u pajtuan të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët. Dhe gjithashtu u pajtuan që është e domosdoshme që të kenë projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.

Gjatë kësaj vizite në Kolegjin AAB, përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë mbajtën edhe një ligjëratë dhe bashkëbiseduan me studentët e Fakultetit Juridik, duke i njoftuar më afër me fushë veprimtarinë dhe rolin e Akademisë së Drejtësisë në ngritjen e kapaciteteve në sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

Shpërndaje :