Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-01-2019

Vazhdon bashkëpunimi i mirë AD - KPK

Prishtinë, 21 janar 2019, z. Valon Kurtaj - Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë ka vizituar Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku ka zhvilluar një takim me z. Bahri Hyseni – Kryesuesin e ri të KPK-së dhe z. Lavdim Krasniqi – Drejtor i Sekretariatit të këtij institucioni.

z. Kurtaj fillimisht uroi kryesuesin Hyseni për pozitën e re duke i uruar punë të mbarë në arritjen  e qëllimeve për një sistem prokurorial sa më efikas.

z. Hyseni shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Akademinë e Drejtësisë  edhe gjatë mandatit të tij si kryesues i KPK-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua për realizimin e planeve të trajnimeve, në veçanti për Programin e Trajnimeve Fillestare për prokurorë të cilët do të rekrutohen gjatë vitit 2019, por edhe për Programin e Trajnimeve të Vazhdueshme ku përfshihen ndryshimet në legjislacionin penal dhe reformat në strukturën organizative të prokurorive.

Në fund të takimit bashkbiseduesit u pajtuan që të vazhdoj koordinimi dhe bashkëpunimi për trajnimet e organizuara nga Akademia e Drejtësisë si pikë kyqe për ngritjen e kapaciteteve  të prokurorëve dhe stafit administrativ të sistemit prokurorial.   

Shpërndaje :