Më datë 04.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”.
Temat që po diskutohen janë: a) Vendi i ngjarjes; b) Mënyrat e veprimit në çastet e para; c) Këqyrja e vendit dhe gjurmët; d) Krijimi i versioneve të ndryshme të ngjarjes; e) Pyetjet e arta të kriminalistikës; f) Indiciet dhe klasifikimi i tyre etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
04-02-2019