Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2019

Sigurimi i kërkesëpadisë

Më 7 shkurt  2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me  temë Sigurimi i kërkesëpadisë”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Sigurimi i kërkesëpadisë, kushtet për caktimin e masave të sigurimit, llojet e masave të sigurimit të kërkesëpadisë, masat e përkohshme, kompetenca për të vendosur për masat e sigurimit të kërkesëpadisë, përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit, dallimi në mes të masës së përkohshme siguruese dhe masës siguruese, garancioni me rastin e caktimit të masës së sigurimit të kërkesëpadisë.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :