Më 11 dhe 22 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të trajnimeve në PTV, ka realizuar dy trajnime me temë “Hetimi i krimeve me armë”.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimin i pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e drejtë të
Instrumentit Ndërkombëtar të Gjurmimit për të parandaluar qarkullimin e paligjshëm të armëve dhe për të rritur sigurinë publike si dhe për ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të nivelit qendror në hetimin e krimeve me armë.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan çështjet rreth hetimit të krimeve me armë, grumbullimin e informacionit dhe inteligjencës si dhe përdorimin e masave të posaçme hetimore për rastet e krimit të organizuar.
Në veçanti u elaborua gjurmimi dhe përcaktimi e i rrugëve të trafikimit si pjesë përbërëse e këtyre hetimeve. Gjatë këtij pjesëmarrësit patën rastin të njihen me praktikat më të mira nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokuror dhe bashkëpunëtor profesional të nivelit themelor.
22-02-2019