datë 19.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.
Temat që do të diskutohen janë: Ndalimi i personit për të ju afruar vendit të caktuar; Ndalimi i personit për të ju afruar personit të caktuar; Obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor, Identifikimi i rasteve kur duhet shqiptuar këto masa; Zbatimi i dispozitave të KPPRK-së në mënyrë të saktë kur shqiptojnë këto masa etj.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), 2018-2019.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
19-02-2019