Më datë 19.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Kontrolli dhe Konfiskimi”.
Temat që po diskutohen janë: Familjarizimi i rasteve praktike nga Gjykatat vendore, veprimet e prokurorit dhe gjpp-së, vendimet e gjykatave themelore, apelit dhe supremes, denimet plotësuese, krahasimi i vendimeve të gjykatave vendore me ato në rajon etj.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), 2018-2019.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
19-02-2019