Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-01-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit Janar 2019

Gjatë muajit Janar 2019, në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapoemëruar, janë zhvilluar aktivitete si në trajnimin teorik po ashtu edhe në trajnimin praktik.

Në këtë periudhë në trajnimin teorik janë realizuar gjithsejtë gjashtë (16) sesione trajnues nga  modulet: “Kodi i Procedurës Penale”, “Shkathtësitë personale dhe ndër personale”  “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”, dhe “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku prokurorët kanë pasur mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth kuptimit të menaxhimit, planifikimit në bazë të objektivave, planifikimit të rastit nga prokurori, mbledhja e materialit për dosje, planifikimi i masave individuale, kuptimi dhe rëndësia e dëshmive në procedurën penale, burimet e dëshmive, struktura e dosjes hetimore etj.

Gjithashtu në kuadër të nën modulit “Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të diskutojnë rreth organizimit të ri të sistemit gjyqësor në Kosovë, veprimtarinë e gjykatës themelore, të apelit dhe supreme, bazën ligjore të Këshillit Prokurorial, struktura organizative e prokurorisë, mandati i anëtarëve të Këshillit, vlerësimi i performancës së prokurorëve, dhe komisioni disiplinor.

Sipas programit trajnues prokurorët e sapo emëruar ka realizuar dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve (ankesave/akteve akuzuese)” dhe kanë shtjelluar njohuritë bazë të shkrimit ligjor të çdo dokumenti ligjor, duke filluar nga kombinimin i elementeve materiale me ato procedurale në lidhshmëri me faktet për një çështje të shtruar për zgjidhje, mënyrën efikase dhe metodologjinë e të shkruarit ligjor IRAC, parimet e shkrimit ligjor, analiza e normës ligjore, si dhe krahasimi i shkrimit ligjor mes SHBA dhe Kosovës.

Në periudhën raportuese prokurorët e sapo emëruar nga moduli “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar” kanë realizuar një (1) sesion trajnues ku kanë trajtuar: Bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, kufizimet e bashkëpunimit, procedura e ekstradimit, procedura dhe shqyrtimi i thjeshtësuar i ekstradimit, transferimi i procedurave penale, konfiskimi i të ardhurave nga krimi, hetimet e përbashkëta,  si dhe hartimin e një kërkese efektive.

Nga nën moduli “Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike” është realizuar një (1) sesion trajnues ku prokurorët e sapo emëruar kanë pasur rastin të diskutojnë rreth parapagimit të shpenzimeve të procedurës penale, shpenzimet e përkthimit në rastet e mbrojtjes së detyruar, vendimi për shpenzimet e procedurës penale, personat e autorizuar për paraqitjen e kërkesës pasurore juridike, kthimi i sendit, masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike.

Gjithashtu nga nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar një (1) sesion trajnues ku kanë diskutuar për moshën e përgjegjësisë penale, urgjencën e procedurës dhe afatet e shkurtuara, mos gjykimi në mungesë të të miturit, procedurën përgatitore ndaj të miturve, pushimi i procedurës përgatitore, ndarja dhe bashkimi i procedurës penale, masat edukative, masat e diversitetit, trupi gjykues për të mitur etj.

Gjatë muajit janar prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar edhe 6 sesione trajnuese nga moduli: Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese dhe nën moduli: “Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore”. Në kuadër të trajnimit, prokurorët kanë pasur rastin të shtjellojnë temat si: Fjala hyrëse, mbrojtja e klientit, struktura e fjalës hyrëse, kuptimi i marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje, dëshmitarët negativ dhe armiqësor, marrja e tërthortë në pyetje, vënia në dyshim, dëshmitari mohues, ri ekzaminimi,  dhe fjala përfundimtare,

Në periudhën raportuese prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar edhe 1 vizitë  në Agjencinë Kadastrale të Kosovës sipas programit trajnues.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar (13) ditë trajnimi praktik në prokuroritë përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues. Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 21 prokurorë të sapo emëruar, dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :