Më 12-15 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNODC-in, ka realizuar trajnimin me temë “Programi i Hetimeve Financiare– Trajnimi 1”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive rreth bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin sa më të suksesshëm, grumbullim e provave dhe çështjeve problematike te rastet e pastrimit të parave dhe veprave penale që ndërlidhen me to.
Ky trajnim trajtoj hetimet financiare mjetet dhe teknikat për analizën e të dhënave të shumta, detyrat dhe mjetet e përpunimit të të dhënave që kanë të bëjnë me burimet e informacionit. Po ashtu mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave financiare me qëllim që ato të dhëna financiare të kualifikohen si prova.Vëmendje i’u kushtua paraprakishit hetimit të skemave në shkallë të gjerë të pastrimit të parave, krimeve tatimore dhe doganore duke përshirë bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar që në praktikë është mëse i nevojshëm për t’i hetuar dhe gjykuar këto vepra penale të cilat përbëjnë rrezik për zhvillimin ekonomik të një vendi.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, bashkëpuntor profesional nga gjykata dhe prokuroria, zyrtarë nga NJIF, policë hetues nga Policia e Kosovës dhe zyrtar ligjor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
15-03-2019