Më 26 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për profesione e lira, mbështetur nga UNDP do të organizojë trajnimin dedikuar zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë Juridike falas me temën e lartpërmendur.
Çështjet që do të adresohen me rastin e këtij trajnimi kryesisht do të jenë për pronësinë dhe mënyrat e fitimit të pronësisë, vërtetimit të pronësisë, pengim posedimit dhe problemet dhe vështirësitë që hasin zyrtarët e ANJF me rastin e ofrimit të ndihmës juridike të kësaj natyre.
Me këtë trajnim do të përmbyllet cikli i trajnimeve në mbështetje të UNDP dedikuar kësaj kategorie.
25-03-2019