Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-04-2019

Fillimi dhe zhvillimi i drejtë i procedurës sipas Ligjit për Kundërvajtje, procedimi i provave në procedurë kundërvajtëse

Më 02 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Fillimi dhe zhvillimi i drejtë i procedurës sipas Ligjit për Kundërvajtje, procedimi i provave në procedurë kundërvajtëse”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Paraqitja e të dhënave përmbledhëse lidhur me fillimin dhe zhvillimin e procedurës për kundërvajtje; Kushtet për përcaktimin e kundërvajtjeve dhe sanksioneve për kundërvajtje; Përgjegjësia kundërvajtëse dhe masat e veçanta të kundërvajtjes; Procedura për të mitur; Veprimet e gjykatës pas pranimit të kërkesës për fillimin e procedurës.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e divizioneve për kundërvajtje në gjykatat themelore.

Shpërndaje :