Më datë 18 dhe 19 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”.
Temat që do të trajtohen janë: kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës, Refuzimi i kërkesës për hedhjen e aktakuzës, shqyrtimi i dytë, shqyrtimi i kundërshtimeve ndaj provave ose i kërkesave për hedhjen e aktakuzës, caktimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktvendimit lidhur me kundërshtimet ndaj provave ose kërkesave për hedhjen e aktakuzës, shqyrtimet për përcaktimin e vlefshmërisë së propozimeve etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
18-04-2019