Më 18 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Roli i Agjencisë dhe procesi i privatizimit të subjekteve nga AKP".
Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me procedurat e privatizimit të subjekteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si dhe mbi rolin e Agjencisë në procesin e privatizimit; verifikimin dhe shpalljen e fituesit të përkohshëm; aprovimin dhe refuzimin e ofertës; dhe ofertuesit me ndalesa ofertimi.
Në këtë trajnim u shqyrtua edhe gjendja e përgjithshme në Kosovë që i parapriu paraqitjes së nevojës për privatizimin dhe likuidimin adekuat dhe me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Gjithashtu trajnimi ofroj përgjigje edhe në pyetjet: A ka shkelje të procedurave nga AKP, me rastin e aprovimit apo refuzimit të ofertave? Në çfarë gjendje ndodheshin NSH-të në Kosovë pas luftës, sa ishin borxhet e tyre? Cilat janë vështirësitë e gjyqësorit në zgjidhjen e rasteve të kësaj natyre që paraqiten para saj?
Po ashtu gjithanshëm u trajtua dhe u analizuan problemet aktuale në praktikë, duke njohur dhe kuptuar më mirë rolin e Agjencisë në procesin e privatizimit në Kosovë. Këto dhe dilema tjera të ngritura nga pjesëmarrësit u trajtuan në thellësinë e tyre përmes diskutimeve të pjesëmarrësve dhe të trajnuesve duke nxjerr përfundime adekuate.
Përfitues në këtë trajnim ishin: Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme, gjyqtarët e gjykatave themelore-divizionit civil, zyrtaret ligjor dhe bashkëpunëtorët profesional.
18-04-2019