Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-04-2019

E drejta Familjare

Më datë 25 dhe 26 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta familjare”.

Temat e diskutimit janë: Parimet kryesore të procedurës së shkurorëzimit, procedura, mënyra e vendosjes dhe mjetet juridike tek shkurorëzimi, kuptimi dhe rëndësia e detyrimit për ushqim, ushtrimi, pezullimi, kufizimi  dhe heqja  e të drejtës prindërore, statusi i fëmijës martesor, kundërshtimi i atësisë dhe amësisë etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :