Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-05-2019

Procedurat e veçanta sipas KPPK-së

Më datë 02 dhe 03 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Procedurat e veçanta sipas KPPK-së”.

Çështjet që do të diskutohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, paaftësia mendore dhe paaftësia e zvogëluar mendore sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik, paraburgimi për personat me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, masat e trajtimit të detyrueshëm etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :