Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-06-2019

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës – Sesioni 1

Më 13-14 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës – Sesioni 1”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Planifikimi i prokurimit; Njoftimi indikativ; Specifikimi teknik; Dosja e tenderit; Dorëzimi i dosjes së tenderit (sqarimet); Hapja publike; Komisionet vlerësuese; Kriteret e vlerësimit; Rekomandimi i operatorit fitues.

Përfitues të  këtij trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetues policor, zyrtarë doganorë, zyrtarë nga ATK dhe NJIF.

Shpërndaje :