Prishtinë, më 12 qershor 2019, Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë kanë pritur në vizitë një grup të përfaqësueseve dhe studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Në këtë takim studentët u njoftuan për sistemin e drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, rolin dhe mandatin e Akademisë së Drejtësisë, me fokus të veçantë në fushën e arsimimit ligjor, ku u shpjegua rreth trajnimit fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar, trajnimin e vazhdueshëm, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me punën e Akademisë.
Nga ana tjetër studentët vlerësuan si shumë të rëndësishme vizitën e tyre në Akademi të Drejtësisë, me ç’ rast shprehën interesimin e tyre për të pasur më shumë njohuri për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e me theks të veçantë për punën e Akademisë së Drejtësisë.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet të dy institucioneve.
13-06-2019