Më 18 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Kontrata e sigurimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Qëllimet dhe rëndësia e sigurimeve; Specifikat e kontratës së sigurimit – kushtet e përgjithshme dhe të veçanta; Procedurat për kompensimin e dëmit jashtë procedurës gjyqësore; Procedura gjyqësore për kompensimin e dëmit; Bazat e përgjegjësisë në rastet e shkaktimit të dëmit; Llojet e kompensimit adekuat në rastet e dëmeve të paraqitura; Regresimi i dëmit në rastet e sigurimeve “Kasko”.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, me theks të veçantë gjyqtarët të cilët vendosin në çështje ekonomike.
17-06-2019