Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2019

Mbrojtja gjyqësore në rastet e fyerjes dhe shpifjes

Më 25 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë  “Mbrojtja gjyqësore në rastet e fyerjes dhe shpifjes”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Ushtrimi i padisë për shpifje dhe fyerje; E drejta për shpërblimin e demit jo material në rastin e shpifjes dhe fyerjes; Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore, të Apelit dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :