Më 15 qershor 2019 Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit nga GIZ, në kuadër të profesioneve të lira ka realizuar trajnimin dedikuar zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë Juridike falas me temë: “Zgjidhja e problemeve dhe konflikteve si dhe komunikimi ndërpersonal”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të zyrtarëve ligjor rreth shmangies nga situatat e mundshme konfliktuoze të cilat interferojnë negativisht në shërbimet e ndihmës juridike falas.
Gjatë trajnimit janë trajtuar konfliktet dhe përkufizimi teorik, problemet dhe barrierat tjera në punë, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndërkolegiale në punë, mandati formal dhe përgjegjësia individuale ndaj rrethit në punë si dhe ruajtja dhe mbrojtja nga mobingu.
Me rastin e këtij trajnimi përmes rasteve praktike janë elaboruar situata të ndryshme rreth menaxhimit dhe zgjidhjes së problemeve të mundshme në funksion të mbështetjes së punës dhe rritjes së efiqiencës së punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas gjatë ushtrimit të detyrave dhe funksionit të përcaktuara me ligj.
Trajnimi është zhvilluar në mënyrë interaktive me bashkëbisedim mes trajnuesit dhe pjesëmarrësve, e po ashtu pjesëmarrësit patën rastin përmes detyrave dhe rasteve studimore të ofrojnë zgjidhjet e duhura dhe etike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin zyrtarët ligjor nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet e Kosovës.
15-06-2019