Më 26 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “E drejta për një proces të rregullt gjyqësor – Neni 6 i KEDNJ-së“.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Nocionet dhe kategoritë që përmban neni 6 i KEDNJ-së; Mbrojtjet procedurale sipas dispozitave të nenit 6 të KEDNJ-së; Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave në kontekst të këtij neni; Standardet dhe kërkesat që përmban neni 6 i KEDNJ.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.
25-06-2019