Më 26-28 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme realizoi trajnimin me temë "Shkathtësitë e përfaqësimit në Gjykim".
Qëllimi i trajnimi ishte avancimi i shkathtësive praktike të teknikave adekuate të përfaqësimit gjatë gjykimit.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan: marrja e drejtpërdrejtë në pyetje si një komunikim i rrjedhshëm dhe i qartë i temës së rastit dhe baza ligjore për teknikën e marrjes së drejtpërdrejt në pyetje, duke përdorur pyetjet e arta të kriminalistikës, më ç ‘rast u zhvillua simulim i marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje nga pjesëmarrësit të ndarë në grupe punuese.
Gjatë trajnimit po ashtu u trajtua edhe baza ligjore sa i përket marrjes së tërthortë në pyetje, si një mjet për marrje në pyetje nga pala tjetër me qëllim të prezantimit të fakteve të mira dhe vënia në pah të dobësive të palës tjetër. Pjesë e diskutimeve në këtë fazë të trajnimi ishin edhe udhëzimet për zbatim në praktikë të marrjes së tërthorët. Gjithashtu edhe për këtë teknikë pjesëmarrësit u ndan në grupe dhe zhvilluan simulim të marrjes së tërthorët në pyetje.
Në pjesën e fundit të trajnimit u zhvillua simulim gjykimi me qëllim të demonstrimit të përdorimit të këtyre teknikave në një gjykim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.
28-06-2019